Agjencia e lajmeve MIA njofton se nga burime të veta në Kosovë ka marrë vesh se Afrim Ismailoviq është liruar nga arresti për shkak të pjesëmarrjes në një aksident trafiku dhe se i është shqiptuar masë e kujdesit të shtuar. Kjo agjenci poashtu merr vesh se Ismailoviq ndërkohë ka kërkuar azil në Kosovë, për të shpëtuar nga dënimi i përjetshëm që i është shqiptuar në Maqedoninë e Veriut në rastin “Monstra”, transmeton gazeta Lajm.
Më një prill, pas një aksidenti trafiku në Kosovë, Ismailoviq ëshë dërguar në stacion policor ku është konfirmuar se ai kërkohet me fletarrest. Policia e Kosovës menjëherë e ka informuar MPB-në maqedonase.
Ndryshe, Kosova ka refuzuar ekstradim të Halil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit në Maqedoni, herën e parë kur u dënuan me burg të përjetshëm. Pas gjykimit të përsëritur, atyre u është konfirmuar ky dënim.
Ministria e drejtësisë ka këruar sërish ekstradimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, duke garantuar se do të rigjykohen me prezencë, mirëpo pala kosovare ende nuk është përgjigjur ndaj kësaj kërkese.
“Këto garanci Gjykata i dha edhe përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe para dhjetë ditëve ato janë dërguar. Ende nuk ka përgjigje nga pala kosovare”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, Aleksandar Vidinovski.
Comments are closed for this post.