Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u ka dërguar urimin e Pashkëve qytetarëve të besimit të krishterë, duke e theksuar mesazhin e Pashkëve si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ju uroj festat e Pashkëve.

Mesazhi i pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie.

Të gjithëve ju uroj paqe, shëndet dhe mirëqenie dhe që Pashkët t’i kaloni në ngrohtësi dhe dashuri me të dashurit tuaj”, ka shkruar Gashi.