Microsoft, një nga gjigantët amerikanë të teknologjisë, do të pushojë nga puna 1.900 persona në departamentin e videolojërave. Sipas “The Verge”, CEO i Microsoft Gaming, Phil Spencer, u dërgoi një mesazh punonjësve në lidhje me këtë çështje.
Spencer rikujtoi se kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur ekipet Activision, Blizzard dhe King iu bashkuan Microsoft-it dhe deklaroi se drejtuesit e Microsoft Gaming dhe Activision Blizzard janë të vendosur të bashkohen në një strategji dhe plan zbatimi me një strukturë të qëndrueshme kostoje që do të mbështesë biznesi i përgjithshëm në rritje.
Spencer deklaroi se në kuadër të këtij procesi, vendosën të ndërpresin marrëdhëniet e punës me rreth 1.900 persona në departamentin e videolojërave. Ky numër korrespondon me afërsisht nëntë për qind të fuqisë punëtore të departamentit të lojërave të Microsoft-it që ka 22.000 punonjës.
Po ashtu bëhet e ditur se punonjësit e Activision Blizzard, Xbox dhe ZeniMax do të preken me largime nga puna. Microsoft bleu Activision Blizzard, prodhuesin e lojërave si Call of Duty dhe Diablo, në tetor të vitit të kaluar për rreth 69 miliardë dollarë.
Comments are closed for this post.