Qeveria me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, ka marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në Republikën Federale të Gjermanisë, për pjesëmarrje në stërvitjen “Saber Junction 23”.
Kjo stërvitje, sipas sqarimit të Ministrisë së Mbrojtjes organizohet nga Forcat e armatosura të SHBA-së, dhe përveç pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga disa vende anëtare të NATO-s, dhe vende të partneritetit për paqe.
Qëllimi është ndarja e njohurive dhe shkëmbimi i përvojave të cilat janë të nevojshme për personelin e Armatës për kryerjen e operacioneve multinacionale.
Comments are closed for this post.