Drejtuesit shëndetësore të Shëndetit në Bashkimin Evropian kanë aprovuar vaksinat për foshnjat. “Watchdog-u” i Unionit e dha dritën jeshile që fëmijët mbi gjashtë muaj të mund të vaksinohen me vaksinat e Moderna-s dhe Pfizer.

Lëvizja vjen në një kohë kur ekziston frika për një valë tjetër Covid-i gjatë këtij dimri.

Fëmijët rrallë sëmuren rëndë nga koronavirusi dhe shumica mendohet se tashmë janë infektuar. Agjencia Evropiane e Barnave, e cila nënshkroi vendimin sot, tha se dozat do të ishin “më të ulëta” për foshnjat.

Fëmijëve të grupmoshës, prindërit e të cilëve duan që t’i vaksinojnë me Pfizer do t’u ofrohet një dozë prej 3 mikrogramësh.