Përveç subvencioneve bazë dhe shtesë, edhe 140 milionë denarë janë siguruar për prodhuesit e qumështit përmes Fondit intervenues, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski.
Mbështetja është për një litër qumësht lope, deleje dhe dhie të prodhuar dhe dorëzuar në kapacitete vendase nga data 1 tetor 2021 deri më 30 shtator 2022.
Masa është miratuar në seancën e sotme të qeverisë.
Siç sqaroi Nikollovski, 140 milionë denarë janë paraparë në Fondin intervenues dhe janë siguruar nga ribalancimi i Buxhetit sepse janë kërkuar me kohë.
“Masa është urgjente dhe do të zbatohet shumë shpejt. Qëllimi është të ulen kostot dhe humbjet e prodhuesve të vegjël, të cilat kanë ndodhur me rritjen e fundit të çmimeve të lëndëve të para dhe foragjereve për shkak të krizës”, thekson ministri.
Ai përsëriti se për mbi 20.000 blegtorë tashmë janë paguar 670 milionë denarë dhe deri më 31 dhjetor të këtij viti do të paguhen të gjitha borxhet ndaj blegtorëve në bazë të subvencioneve
Comments are closed for this post.