OBRM-PDUKM-ja vlerëson se nuk duhet rikonstrium i qeverisë por zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri e re e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza.

Nga ana tjetër, BDI-ja është e kënaqur me punën e kabinetit qeveritar dhe thotë se dorëheqja e Milevskit nuk do të pasqyrohet në ndonjë rikonstrium të qeverisë.

“Nuk e shoh që me çfarëdo rikonstruimi të qeverisë, minimal ose më të madh, të mund të gjejnë shpëtim nga kriza në të cilën na futën. Shpëtimi i vetëm për ne është të dorëzohen dhe vetë të propozojnë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Dafina Stojanovska nga OBRM-PDUKM.

“Ne në BDI në asnjë forum partiak nuk kemi diskutuar në asnjë moment dhe në asnjë situatë lidhur me ndonjë rikonstruim më të madh apo rikonstruim më të vogël të qeverisë. Edhe si parti politike në bazë të asaj atmosfere e cila mbizotëron në BDI por edhe si grup parlamentar i BDI-së këtu në Kuvend I japim mbështetje të plotë qeverisë. Mendojmë se përbërja aktuale qeveritare po e bën punën siç duhet”, tha Arbër Ademi nga BDI.