Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Shkup.
Sipas MPB-së, fëmija ka marrë lëndime të rënda.
“Sipas denoncimit, derisa prindërit ndodheshin në banesë, fëmija ka dalë në tarracën e rrethuar dhe është ngjitur në një karrige, pas çka është rrëzuar. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.