Pothuajse të gjitha partitë politike janë shprehur “pro” hapjes së Kushtetutës dhe heqjes së përkufizimit “20%” për shqiptarët, por deri tani asnjë nismë konkrete nga asnjëra prej partive.
TV21 pyeti partitë shqiptare nëse ndonjëra prej tyre do të marrë nismën për të organizuar takim dhe për të parë nëse ka 2/3 e votave të duhura për ndryshime kushtetuese. BDI dhe ASh, nuk u përgjigjën.
Zëvendës kryetari Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, tha se janë të gatshëm për një të marrë nisëm të tillë, por pasi t’i kenë formalizuar organet ekzekutive të partisë.
“Një nga hapat e parë që mund të ndërmarrim është thirrja e gjitha partive politike shqiptare për të unifikuar qëndrimin rreth çështjeve të cilat i kemi prioritet të përbashkët në drejtim të avancim të të drejtave të shqiptarëve në RMV. Pasi të kemi qëndrim të unifikuar si faktor politik shqiptar në vend, do jetë më e lehtë për të biseduar me partitë politike maqedonase”, tha Arjanit Hoxha, Zëvëndëskryetar i Lëvizjes Besa.
Sipas Alternativës nuk është e rëndësishme se kush inicion takimin, megjithatë thonë se si parti që nga themelimi kanë qenë të qëndrimit se shqiptarët nuk duhet të trajtohen me përqindje.
“Sa i takon mundësisë së një takimi ku do të debatohej për këtë temë, nuk mendojmë se çështja më e rëndësishme është se kush e fton dhe e fillon atë iniciativë, por më e rëndësishme është gatishmëria e subjekteve politike për të diskutuar për këtë temë dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese. Sidoqoftë, nëse kemi dakordim paraprak, për çka duhet të punojmë të gjithë, vetë ftesa shndërrohet në çështje teknike”, thonë nga Alternativa.
Për heqjen e 20% ka gatishmëri edhe nga partitë maqedonase. Lideri i LSDM-së Dimitar Kovacevski para disa ditëve tha se ka bazë për t’u hapur kushtetuta. Nga ana tjetër kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski është i mendimit se përveç heqjes së “20%-it” nga Kushtetuta, duhet hequr edhe badenteri dhe balancuesi.
Por, a u konvenon shqiptarëve heqja e badenterit dhe balanacuesit? Sipas analistit Alber Musliu, badinteri si formë e vendimmarrjes nuk mund të hiqet sepse ndryshon koncepti, ndërsa mekanizmi i balancuesit edhe mund të hiqet nëse ka përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucione.
“Nëse heqja e balancuesit kombinohet me politika jo diskriminuese dhe me politika më transparente të punësimit dhe avancimit në institucionet shtetërore, unë nuk e shoh si kontestuese të tërhiqet balancuesi. 03.18-53Aspiratat kolektive për të drejtat kolektive janë pjesë kushtetuese dhe badenteri e pamundëson shumicën të dëmtoj pakicën. Nuk besoj se ato mund të ndërlidhen, mund të jetë specifike për cilat sfera vlen badinteri, por jo të hiqet në mënyrë të plotë sepse do të nënkuptonte ndryshim të plotë edhe të Kushtetutës”, tha analisti Albert Musliu.
Musliu shton se tani është moment i mirë që liderët politik të ulen të bisedojnë për tu arritur konsensus për heqjen e 20% nga Kushtetuta, ndërsa këtë e bazon edhe në gatishmërinë e partive maqedonase për të diskutuar mbi këtë çështje. Sipas tij heqja e 20 % nga Kushtetua do të ketë efekte pozitive në shumë fusha tjera në vend./TV21/
Comments are closed for this post.