Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se presidenti i vendit Stevo Pendarovski, nesër do t’ia jep mandatin kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për formimin e qeverisë së re.

Xhaferi tha se pas ndarjes së mandatit, vijojnë afatet për përbërjen e re qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me siguri seanca në Kuvend për votimin e qeverisë së re do të jetë më 15 ose 16 janar”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, mbrëmë partia maqedonase LSDM, zgjodhi udhëheqësi të re, ndërsa mandatin për kryeministër të ri e mori Dimitar Kovaçevski.

Për momentin, Qeveria ka mbështetjen e 64 deputetëve në Kuvend, ndërsa pritet të njëjtit ta mbështesin edhe kryeministrin e ri dhe kabinetin e tij qeveritare.