Amir Elezi është drejtori i ri i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ai në rrjetet sociale, pas marrjes së detyrës, ka shkruar se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Sot, e pranova detyrën e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës. Në bashkëpunim me ekipin dhe gjithë personelin e spitalit, do të jemi në shërbim të qytetarëve pa dallime dhe me qëllim të vetëm shëndetin e pacientëve”, ka shkruar Elezi.

Ndryshimet në udhëheqësinë e Spitalit të Tetovës, erdhën pas zjarrit tragjik në spitalin modular, nga i cili jetën e humbën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.

Theksojmë që hetimet për këtë rast kanë përfunduar, ndërsa siç njoftuan nga Prokuroria, fajtori për zjarrin ka qenë tejnxehja e një kabllo.