Masat preventive që janë aktualisht në fuqi janë të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për masa shtesë. Tani për tani në vendin tonë kemi vetëm një pacientë të infektuar me variantin e ri omicron

“Tani për tani kemi vetëm një rast, bëhet fjalë për rast që vjen nga jashtë. Tek ne është diagnostikuar vetëm një rast dhe nuk ka raste të tjera. Nuk ka rritje të pacienteve dhe spitalet punojnë pa presione”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, në dorëheqje.

Rasti i parë me Omicron në Maqedoni u konfirmua javën e kaluar, ndërsa autoritetet shëndetësore nuk mendojnë të vendosin masa kufizuese për këtë lloj të coronavirusit.