Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp tha se kur paraqitej si njeriu i diplomuar në Harvard, heshte, ndërsa është i zëshëm kur i kërkohet diploma e Harvardit.

“Kovaçevski asnjëherë nuk ka qenë student i Harvardit, por ka vizityuar kurs treditor të shtrenjtë ku nuk jepet diploma”, tha Stoilkovski.

Ai shtoi se ushtari i Zaevit, Kovaçevski, po hyn në politikë sikur Zaev me gënjeshtër, me arsyetime dhe zaevizëm.

“Kovaçevski nuk dallon as për një milimetër dhe nuk do të heq dorë nga politikat e dëmshme të zaevizmit. Ai nuk është asgjë më ndryshe nga data në BE, 500 kilometra autostradë, 500 euro pagë, shëndetësi evropiane”, tha Stoilkovski.