Në Klubin e Deputetëve ka nisur takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të Alternativës, Afrim Gashi, përcjell TV21. Gashi dhe Zaev refuzuan të japin deklarata para takimit.
Ndryshe, takimi i sotëm vjen si vazhdim i takimeve të mëhershme, për inkuadrimin të Alternativës në Qeveri.
Kryeministri Zaev dhe Gashi kishin takim gjatë ditës së hënë, kur, sipas kumtesës së Qeverisë është rënë dakord në parim për pjesën programore të bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm të Alternativës në Qeveri dhe se vijojnë konsultimet për vendimet kadrovike.
Comments are closed for this post.