Të dhënat për përdorimin e mjeteve teknologjike e në veçanti rrjeteve sociale nga ana e të rinjëve tregojnë rritje permanente. Për këtë arsye e kemi parë të nevojshme të bëjmë një studim që ka të bëjë me varësinë nga rrjetet sociale dhe ankthin social.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 330 pjesëmarrës nga 9 vende të Ballkanit (Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia).

Me datë 02.10.2021 në ora 14:00 në Çifte Hamam do të shpalosim rezultatet e “Raportit mes varësisë nga rrjetet sociale dhe ankthit social”.

Hulumtimi është bërë pas përfundimit të projektit “Shoqëria Digjitale dhe Njeriu” i cili është realizuar nga Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi ne Shkup.

E ftojmë mediumin tuaj ta ndjek këtë aktivitet i cili do të jetë në gjuhën shqipe.

Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi