Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq është deklaruar rreth regjistrimit të popullsisë duke thënë se ky proces është përmbyllur me sukses dhe se nuk pasur fuqi të madhe thirrja për bojkotim të së njejtës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dua të uroj Entin shtetëror për statistika pasi kanë bërë hapa maksimal për të mbështetur këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. Numri i qytetarëve që kanë bojkotuar procesin e regjistrimit ka qenë tepër i vogël dhe për këtë besoj se Enti ka ndikuar duke i bindur ata që të regjistrohen” ka thënë Mariçiq.
Ministri Mariçiq gjithashtu ka thënë se prej ecurisë së regjistrimit mund të kuptohet se nuk ka më nevojë që të diskutohet vazhdimi.
Comments are closed for this post.