Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një intervistë për TV24 ka folur për procesin e regjistrimit të popullsisë.
Ai tha se përgjegjës për ligjshmërinë dhe saktësinë e regjistrimit janë Qeveria dhe Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar se gjithçka tjetër në këtë proces është folklor.
“Ajo që OBRM-PDUKM e ka bërë që në fillim të këtij viti ka qenë që regjistrimi të shtyhet dhe të mbahet tani në shtator. Pse? Meqë tani po e realizojmë regjistrimin, mund ta kontrollojmë menjëherë gjatë zgjedhjeve lokale, sepse tani në zgjedhjet lokale do të kemi terminale të gjurmëve të gishtërinjve dhe ky do të jetë treguesi ynë i parë nëse qeveria dhe ESHS-ja e kanë përfunduar regjistrimin siç duhet”, tha Mickoski.
Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonis që të regjistrohen dhe të mos e bojkotojnë këtë proces.
Comments are closed for this post.