Numri i rasteve të reja vazhdon të mbetet i lartë në Maqedoni. Vetëm dje u regjistruar 674 raste të reja dhe filluan të mbushen spitalet. Autoritetet theksojnë se vaksina ka mjaftueshëm.
Spitali i Shtipit po mbushet me pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa vende të lira ka vetëm edhe për dy pacientë.
Shefja e Repartit Infektiv në Shtip, Dijana Gajdarxhiska Shishkova për MIA deklaroi se kanë 45 pacientë në spitalin modular. Para disa ditëve në funksion është vendosur edhe Reparti Dermatologjik ku janë hospitalizuar pacientët që tashmë janë stabil pas trajtimit në spitalin modular. Në këtë repart kanë 10 pacientë.
“Kemi pacient të moshës mbi 30 vjet, por arrijnë në gjendje të rëndë shëndetësore. 33 persona ose 75% e pacientëve në spitalin modular janë me mbështetje në oksigjen”, tha ajo.
Edhe në Dibër gjendja mbetet kritike. Momentalisht atje ka 232 persona, por sipas drejtorit të spitalit të Dibrës, numri është më i madh për shkak se shumë të infektuar edhe pse janë aktiv, nuk paraqiten në fillim.
Vetëm këtë muaj në Dibër ka pasur 318 raste të reja, kryesisht të pavaksinuar, ndërsa të shëruar janë 119 dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën.
Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 175.330 pacientë, ndërsa prej tyre 155.101 pacientë janë shëruare dhe 5.869 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 14.360.
Comments are closed for this post.