Viti mësimor 2021/2022 nga 1 shtatori do të fillojë me shkolla të hapura për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Shtabi Kryesor i Krizës më 16 gusht rekomandoi mësim me prezencë fizike me kapacitet të plotë dhe protokolle anti-covid, ndërsa Qeveria ditën e ardhshme e miratoi në mbledhje. Për shkak të numrit të madh të të infektuarve në Tetovë dhe Gostivar, Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektuese vendosi që shkollat e mesme në këto qytete ta organizojnë mësimin online në dy javët e para të shtatorit.

Të martën në mbledhje, Qeveria e miratoi Planin për mbajtje për mësimit dhe protokollet për shkollat fillore dhe të mesme. Të liruar nga mësimi me prezencë fizike janë nxënësit me sëmundje të rralla ose aftësi ndryshe, fëmijët që kanë familje me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve.

Kthimi i gjithë nxënësve në shkolla është një nga tre skenarët që para dy muajve i përgatiti MASH-i. Sipas ministrisë, shkolla me prezencë fizike është skenari më i dëshiruar për shkak se është në interes të nxënësve dhe është rekomandim i UNICEF-it.

Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike dhe rritet rreziku nga përhapja e coronavirusit, do të kalohet në model tjetër të mësimit, përkatësisht do të ndryshohet modeli si mësim i kombinuar me rotacion të dy grupe të nxënësve – online dhe me prani fizike, dhe skenari i tretë është modeli si vitin e kaluar – disa nxënës do jenë në shkolla, ndërsa të tjerët do ta ndjekim mësimin online.

Për ndryshimin eventual të mësimit do të vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, por ministrja Carovska është e bindur se shkollat do të mbesin të hapura për shkak se vitin e kaluar, kur 40% e nxënësve kanë ndjekur mësimin me prani fizike, prej tyre nuk ka pasur përhapje të virusit.

Në vitin e ri mësimor risi është edhe Koncepti i ri për arsim fillor që u miratua në mars të këtij viti. Në fillim do të zbatohet në klasën e parë dhe të katërt.

Plani i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që vazhdimisht të zbatohet koncepti në klasat tjera dhe për 5 deri në 6 vjet, arsimi fillor të reformohet plotësisht.

Sipas Konceptit, sivjet duhet të fillojë edhe digjitalizimi përkatësisht përdorimi i librave digjital – së pari në klasë të katërt dhe për këtë janë blerë 10 mijë tabletë për nxënësit që vijnë nga familjet me rrezik social. Sipas ligjit, nxnësit deri në klasë të tretë do të përdorin libra.