Mjekja Aspazija Sofijanova e cila është drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve njofton se spitali për momentin është shëndruar në kovid qendër, sepse lloji i ri i virusit britanik përhapet edhe te fëmijët.

“Lloji i ri i virusit i sulmon edhe fëmijët dhe për momentin Klinika për Sëmundje Infektive është shëndruar në qendër kovidi. Pacienti më i ri pozitivë është një foshnje një muaj e gjysmë dhe është hospitalizuar së bashku me nënën e tij e cila gjithashtu është pozitive me virus.

Për momentin në klinikë ka 21 fëmijë pozitivë me Covid-19. Fëmijët që janë të shtruar në spital kanë dehidrim, gjendje të keqe, humbje të oreksit dhe nuk mund të kurohen në shtëpi, thotë Sofijanova për “Studio 10”./Telegrafi/