Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal. Interesi i qytetarëve është tepër i madh. Megjithatë, prej dje kanë mundësi që të vaksinohen vetëm qytetarët e Shkupit, ata të Negotinës dhe të Kavadarcit, pasi vaksina ende nuk ka arritur deri tek të gjitha qytet në vend.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Viktor Isjanovski, deklaroi se në kryeqytet, vaksinimet po bëhen në të gjitha pikat vaksinuese.
“Kemi 2500, e do të marrim ende vaksina edhe ata janë të shpërndarë që në mëngjes në gjashtë pika vaksinimi nëpër Shkup, të cilat do të fillojnë vaksinimin nga ora 16.00 deri në 19.00 që të mos përzihen të shëndoshët me të sëmurët”, tha Viktor Isjanovski.
Mjekja Daniella Markovska, thotë se nga vitit në vit, rritet interesi i qytetarëve që dëshirojnë të vaksinohen kundër gripit sezonal. Megjithatë shton se është shumë me rëndësi ky vaksinim, sidomos në këtë periudhë të pandemisë nga Covid19.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se sot dhe nesër, vaksinën e gripit sezonal do ta shpërndajnë në të gjitha Shtëpitë e Shëndetit në vend.
Comments are closed for this post.