Pres nga Qeveria e re zbatimin e plotë të axhendës së BE-së në fushat kryesore, tha Presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në vebinar me temë “Problemet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor në mes të krizës me coronavirus; Perspektiva Euro-Atlantike” e organizuar nga Shoqata Alumni Marshall Center e Republikës së Maqedonisë së Veriute, në partneritet me Marshall Center of Garmisch dhe Departamentin e Diplomacisë Publike të NATO-s.

Parakushti themelor për sukses është afrimi iu njerëzve më të aftë, pavarësisht prejardhjes së tyre politike ose etnike.
Unë pres që të shoh njerëz me aftësi të forta pro-evropiane dhe demokratike, me të dhëna të qarta antikorrupsioni”, tha Pendarovski.

Ai vlerësoi se mungesa e perspektivës së BE-së gjithmonë inkurajon axhendat alternative politike dhe se gjatë pandemisë kemi parë shumë shembuj të tillë.

Pendarovski tha gjithashtu se pandemia me Covid-19 ndryshoi rrënjësisht të gjithë botën dhe shkaktoi një efekt të madh negativ.