Kryeministri teknik në largim, Oliver Spasovski në konferencën e tij të fundit si shef i ekzekutivit tha se vendit më nuk i duhet qeveri teknike, pasi që sipas tij vendi ka institucione që do të mundësojnë zgjedhje demokratike.
“Sa më shpejtë që të hiqet qeveria teknike, qa më shpejtë institucionet do të demokratizohen, do të ketë besueshmëri më të madhe në institucione. Unë mendoj se asgjë nuk është e njëjtë si në vitin 2016, kur ishim në një shtet të kapur. Tani të gjithë jemi në një nivel më të lartë edhe si subjekte politike, edhe vetëdija tek qytetarët është më e lartë. Sipas meje nuk ka nevojë për asnjë qeveri kalimtare, teknike sido që ta quani, sepse mendoj se institucionet kanë kapacitet të marrin vendime për qytetarët”, tha mes tjerash Spasovski.
Comments are closed for this post.