Qeveria sot në ora 13:30, përmes onllajn strim, organizon pres-videosesion Kovid-19, me temë “Retrospektiva: koronavirus MK”, ku do të mbajnë fjalime kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe ministri i Shëndetësise, Venko Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, do të bëjë retrospektivë të masave shëndetësore dhe organizimit të sistemit shëndetësor, zëvendëskryeministri Osmani do të flasë për ndihmën dhe donacionet ndërkombëtare, ministrja Shekerinska do të informojë për ndihmën që Armata e ofron në ballafaqimin me koronavirusin, ndërsa kryeministri Spasovski do të bëjë retrospektivë të masave ekonomike dhe analizë të sistemimit të përgjithshëm të Qeverisë gjatë kohës së krizës, pas çka do të vijojnë pyetje nga ana e gazetarëve.
Pjesa e dytë do t’i përkushtohet aspektit lokal, dhe me këtë rast Spasovski do të flasë për Kumanovën, Shekerinska për Dibrën, Osmani për Tetovën, ndërsa Filipçe për Shkupin dhe vatrat tjera potenciale. Dhe pas kësaj pjese do të vijojë sesion i hapur i pyetjeve nga ana e gazetarëve.
Comments are closed for this post.