Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se pas 12 prillit do të sjellin masa për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ata thonë se do të sigurojnë gas për çdo amvisëri në vend.
“Me këtë projekt do të përfshihet një numër i madh i vendbanimeve dhe do të mundësojë që gazi natyror të shkojë tek të gjithë qytetarët dhe kompanitë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se kjo do të bëhet me zero harxhime.
“Ripërtëritje e pret Maqedoninë pas 12 prillit, kur qeveria e re e OBRM-PDUKM-së do të mundësojë gazifikim të plotë të shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Comments are closed for this post.