Qytetarëve u kushton shtrenjtë paaftësia e LSDM-së dhe përpjekja e tyre që të mbahen funksionet përmes shkaktimit të frikës dhe qerimit të hesapeve me të gjithë që nuk mendojnë sikur i falshmi Zoran Zaev.

Kështu qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së ku theksohet se Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev kanë shpenzuar 4 milionë euro para të popullit për vetëm një vit për shkak të nevojës së tyre patologjike për hakmarrje politike.

“Brenda një viti MPB e drejtuar nga Spasovski ka shpenzuar 4 milionë euro, me të cilat janë paguar dëmshpërblime të të punësuarve për shkak të proceseve të humbura gjyqësore”, qëndron në kumtesë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Prokuroria Publike duhet të fillojë hetim për punën e prishur të Oliver Spasovskit dhe ta sanksionojë në mënyrë adekuate. “Paratë që janë shpenzuar në mënyrë jo të drejtë, të kthehen në buxhet dhe se më 12 prill do t’i dërgohet mesazhi Zoran Zaevit, kurrë më!”, shtohet në kumtesë. .