Sot më mesditë në fshatin Brailov të Prilepit, tani për tani për shkaqe të panjohura ka shpërthyer një zjarr në shtëpinë e J.T. i lindur në vitin 1981 nga fshati Brailov, nga plagët e marra i njëjti ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së shpejtë.
Zjarri është shuar nga banorët lokal, derisa në vendngjarje hetim ka kryer edhe Prokuroi Publik dhe ekipi hetimor i Stacionit Policor të Prilepit.
Ditë më parë edhe në Lagjen e Shuto Orizarës shpërtheu zjarri në një shtëpi, ku për pasojë mbetën të vdekur dy fëmijë.
Comments are closed for this post.