“Si Qeveri dhe unë si kryeministër i cili së shpejti do të braktis funksionin lë amanet që deri në prill siç u dakorduam ta bëjmë nivelizimin ose reformën strukturore në arsim”, tha kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes midis Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë për rritje të pagave në arsim.
Reforma, siç theksoi Zaev është shumë e rëndësishme dhe do të rrisë cilësinë në arsim.
“Jepni gjithçka nga vetja për të përcjellë sa më shumë kuptim cilësor te nxënësit dhe studentët e cila do t’u nevojitet”, porositi Zaev mësimdhënëset dhe profesorët.
Comments are closed for this post.