Ka vazhduar edhe sot gjykimi për rastin “Reket”. Në gjykatë janë Boki 13 dhe Katica Janeva. Sot duhet të dëshmojën dy dëshmitarë. Mes dëshmitarëve është edhe gazetari i ish televizionit 1TV, Hristijan Banevski i cili punonte në televizion ku si pronar joformal paraqiteshe Boki 13.
Gazetari Hristijan Banevski, para gjykatës dëshmoi se ka marrë porosi nga Bojan Jovanovski-Boki 13 që të paralajmëroj storje investigative për lajmet qendrore të 1TV-së, të cilat as filluan e as që u realizuan ndonjëherë.
Comments are closed for this post.