Presidenti Gjorge Ivanov, pas dhjetë viteve, të dielën largohet nga funksioni shef i shtetit. Në vilën presidenciale “Vodno” duhet të vendoset pasardhësi ti tij Stevo Pendarovski, i cili pas fitores në zgjedhjet do të bëhet presidenti i pestë i shtetit pas pavarësisë në vitin 1991.
Inaugurimi i Pendarovskit është paralajmëruar për të dielën, në ditën e fundit të përfundimit të mandatit të Ivanovit.
Tre ditë para largimit nga funksioni nuk ka konfirmim zyrtar se çfarë do të bëjë presidenti aktual pas përfundimit të mandatit.
Momentalisht ai nuk e ka informuar opinionin për planet e ardhshme profesionale. Kabineti i tij është interesuar te Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), sa është buxheti vjetor për ish presidentin e shtetit.
Zëdhënësi qeveritar Boshnjakovski sot konfirmoi se deri dje nuk ka parashtruar kurrfarë kërkese nga kabineti i Ivanovit për nevojat e tij pas largimit nga funksioni.
Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas ndërprerjes së funksionit, ai ka të drejtë të pensionit vlera e të cilit është e barabartë me vlerën e pagës që e merr presidenti i shtetit, ka të drejtë për zyrë dhe të paktën tre bashkëpunëtorë. Ka edhe të drejtë të sigurimit personal, si dhe të drejtë të shfrytëzimit të automjetit dhe shoferit zyrtar.
Disa nga mediat e hapin edhe dilemën për kërkesat e parashtruara për amnistimin e të dënuarve për “27 prillin”. Përveç konfirmimit se kërkesa kanë arritur, nga kabineti i presidentit nuk tregojnë si do të veprojë Ivanovi,. Përfaqësues qeveritarë dhe ekspertë juridikë konsiderojnë se amnistimi eventual do të thoshte shkelje e Kushtetutës dhe keqpërdorim tët autorizimeve.
Mbetet çështja edhe për ligjet e votuara në Kuvend që Ivanovi refuzonte t’i nënshkruajë. Presidenti i ri Stevo Pendarovski, i cili duhet të marrë detyrën më 12 maj, paralajmëroi se detyra e parë si shef i ri shteti do të jetë nënshkrimi i këtyre ligjeve.
Comments are closed for this post.