Edhe synimi i presidentit të posazgjedhur Stevo Pendarovski do të jetë anëtarësimi i vendit në BE.
“Synimi im kryesor si president në pesë vitet e ardhshme do të jetë pa dyshim që së bashku me këtë apo ndonjë qeveri tjetër të jemi anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s. Para se gjithash do të kisha dashur të jem bashkuesi i kombit që shumë keq ishte ndarë në të kaluarën. Nga dita e parë në zyrë do të punojë me opozitën, OJQ-të, mediat, ekspertë, gjithsecilin që në mendjet e tyre kanë synimet evropiane që një ditë të jemi anëtarë të plotë të BE-së”, deklaroi presidenti i ri i vendit, Stevo Pendarovski.
Unioni i cili është në prag të zgjedhjeve parlamentare, sot shënon Ditën e Evropës pasi në vitin 1950 Robert Shuman dha propozimin për formimin e një Evrope të organizuar, që sot njihet si Bashkim Evropian.
Comments are closed for this post.