Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e kolaicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE dje në Ohër porositi se delegjitimimi i pushtetit mund të realizohet vetëm përmes rrugës institucionale, duke cekur se ajo që është jolegjitime mund të delegjitimohet vetëm në mënyrë institucionale, në procedurë, e jo në rrugë.
“Pas premtimeve të pambajtura njerëzit kanë dyshim, pas presioneve njerëzit kanë frikë, pas ndryshimit jokushtetues të emrit njerëzit nuk duan të dalin kudo duke menduar se me atë e delegjitimojnë vendimin e tillë… Me pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të gjithë qytetarët ta bojkotojnë dhe delegjitimojnë pushtetin, ndërsa me zgjedhje të parakohshme parlamentare të fillojë faza e re e ndërtimit të Republikës së Maqedonisë evropiane në bazë të minimum standardeve demokratike që do të vlejnë për të gjithë, kështu që të mos vërtitemi para zgjedhjeve se kush do të fitojë, ndërkaq shteti vetvetiu të funksionojë”, tha Siljanovska Davkova.
Lidhur me rrjedhën e fushatës parazgjedhore ajo tha se jo çdoherë korrespondon me aktin e nënshkruar për drejtësi, por vërejti se kjo e bën më të fuqishme në bindjet personale se pa sundim të së drejtës nuk ka demokraci, pa demokraci nuk mund të jetë pjesë e BE-së.
Ajo konsideron se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të votojnë sipas zgjedhjes së vet, të vetëdijshëm se e drejta e votës është sovrani i tyre që nuk ua jep askush, së paku partitë.
Comments are closed for this post.