Nën ndikimin e masës së ngrohtë dhe jostabil të ajrit nga Mesdheu prej nesër deri të shtunën vijon periudhë e motit të ngrohtë me rritje të konsiderueshme të temperaturës së ajrit, informojnë nga drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Paradite do të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites dhe të natës në disa vende moti do të jetë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në vende lokale proceset do të jenë në formë të motit të ligë dhe do të ketë paraqitje të breshrit dhe erë të përforcuar. Veçanërisht procese më intensive në shumë vende do të ketë të shtunën.
Comments are closed for this post.