Sot në parkun e qytetit në Shkup, rojet e ushtrisë, anëtarët njësitë speciale, orkestrat ushtarake dhe anëtarët e Njësisë për misionet e speciale të Ministrisë së Brendshme dhe brigadës së forcave ajrore paraqitën aftësitë e veta para qytetarëve të vendit tonë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se me aktivitet e sotme, por edhe me ngjarje të tjera brenda kremtimit të “Javës së NATO-s”, Ministria dhe Ushtria dërguan mesazhin se vendi ynë është gati të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës.

“Pas nesh ishte një proces i vështirë, ishte e nevojshme shumë durim, shumë energji, por sot dhe këtë vit ne mund të themi se si një shtet ne ia arritëm. Me ngjarje të tilla, në kontakt me qytetarët tregojmë se çdo gjë që kemi bërë, e kemi bërë që qytetarët të jenë më të sigurt dhe për të për të pasur më shumë mundësi për ta dhe vendin tonë”, tha Sheqerinska.

Në ditën e hapjes performuan edhe fëmijët nga shoqata “Trisomija21”.