Terminet e futbollit me ministrat në Shkup mundë ti humbas, por vozitjen me motor ditën e diel, nuk e harron. Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka shumë kohë të lirë për aktivitete sportive, por kohën e lirë mundohet ta shfrytëzoj në mënyrë maksimale për pasionin e tij.

“Kam pak kohë, pavarësisht kësaj mundohem ta shfrytëzoj. Të dielën ngas motor, kurse të enjten luaj futboll me ministrat në Shkup, por nuk jam i rregullt. Shpresoj që në të ardhmen të kem më shumë kohë për sport, në mënyrë që të jem më i përgatitur për aktivitetet e përditshme “, tha Zaev nga Strumica në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Sipas tij, sporti dhe arsimi fizik janë me rëndësi të jashtëzakonshme për çdo shoqëri dhe prandaj promovohen dhe mbështeten politikat me të cilat do të rritet numri i qytetarëve nga të gjitha moshat, grupet sociale dhe mjediset të cilat çdo ditë do ta zbatojnë sportin dhe aktivitetet sportive-rekreative. Kryeministri shtoi se deri më tani janë shfrytëzuar 2,3 dhe vitin e kaluar 5 milionë euro për sportin dhe është e sigurt se shuma do të rritet.

Në shënimin e Ditës ndërkombëtare të sportit për zhvillim dhe paqe në Strumicë morën pjesë disa qindra fëmijë dhe sportistë nga degë dhe klube të ndryshme sportive.