Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osamni mbajti takim me përfaqësues nga ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Helbah dhe Tomas Osovski t cilët për vizitë pune ndodhen në vendin tonë.
“Nga aspekti i integrimeve evropiane Gjermaninë gjithmonë e kemi konsideruar si partneri ynë strategjik, në iniciativat e së cilës gjejmë motivimin dhe perspektivën për suksesin tonë”, deklaroi Osmani duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e RF të Gjermanisë për përpjekjet tona në përmbushje të rekomandimeve të BE-së si dhe për aktivitetet në përgjithësi të Gjermanisë në drejtim të mbështetjes së politikës së zgjerimit të BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, gjatë kohës së takimit Osmani iu referua dinamikës së zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, ku edhe theksoi vazhdueshmërinë e procesit reformues përmes progresit konkret në fushat kyçe të reformave – gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës, reforma në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të paraqesin bazë për Raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian, dhe njëkohësisht shprehu edhe bindjen se e njëjta në cilësi do ta zëvendësojë atë të vitit të kaluar.
“Periudha që vijon është e domosdoshme të kemi mbështetje nga ana e gjithë miqve tanë brenda Unionit, për ta zgjeruar tregimin tonë Evropian të Ballkanit, dhe të mënjanojmë skepticizmin evropian përmes konfirmimit të vendimit për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Samitet e qershorit të Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.
Bashkëbiseduesit gjatë bisedës iu referuan edhe mbështetjes financiare dhe zhvillimit bilateral të Maqedonisë së Veriut ku edhe shprehën bindje të përbashkët se e njëjta do të vazhdojë edhe më tej me intensitet të përforcuar në të gjitha sferat të interesit të përbashkët.
Comments are closed for this post.