Qeveria në seancën e djeshme e pranoi tekstint e harmonizuar të Marrëveshjes për uljen e çmimeve të shërbimeve për roaming në rrjetet për komunikime publike mobile në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Siç njoftojnë nga qeveria, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevskin është autorizuar për ta nënshkruar marrëveshjen për uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor.
Në seancën e mbrëmshme qeveria gjithashtu miratoi propozimin për vendosjen e procedurës për bisedime për nënshkrimin e një protokolli për bashkëpunim në fushën kundër tregtisë me njerëz mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Comments are closed for this post.