Maqedonia dhe Hungaria janë vende mike me marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike dhe në frymën e kësaj miqësie ne vazhdojmë bashkëpunimin tonë deri më sot. Mbështetja nga Hungaria është gjithashtu e rëndësishme për rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe besoj se ky bashkëpunim i yni do të jetë në dobi të popullit maqedonas, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i shoqëruar nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Kocçoska, në takimin e sotëm dypalësh me kolegun e tij, ministrin e Ndërtimit dhe Investimeve të Hungarisë, János dhe Ministrin Kombëtar të Ekonomisë të Hungarisë Marton Nagj.
Takimi është në kuadër të vizitës dyditore të qeverisë në Hungari dhe mbajtjes së samitit maqedono-hungarez. Në fokus të takimit ishin politikat ekonomike dhe zhvillimi i infrastrukturës së rajonit.
Maqedonia ka plane të forta investuese në modernizimin e rrjetit të transportit dhe në atë drejtim janë duke u realizuar projekte të mëdha infrastrukturore që do të rrisin konkurrencën e transportit në rajon, veçanërisht në korridoret evropiane – theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Ai theksoi se Maqedonia është fuqimisht e përkushtuar për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 dhe lidhje cilësore mes Shkupit dhe Budapestit dhe për këtë arsye mbështetja e vendeve të Bashkimit Evropian për realizimin e një projekti të tillë është shumë e rëndësishme.
Në takim, ministrat diskutuan edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me interes rajonal, rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe investimeve.
Ministri informoi edhe për aktivitetet e përshpejtuara për realizimin e projekteve madhore kapitale në Maqedoni, duke theksuar se mjetet nga kredia tashmë janë drejtuar për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime lidhur me thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe stabilitetin në rajon. Zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu falënderim të madh për vetëmohimin e Qeverisë hungareze në mbështetjen që jep për forcimin ekonomik të Maqedonisë dhe për proceset integruese evropiane të vendit.
Ai theksoi se Maqedonia është fuqishëm e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane përmes reformimit të segmenteve të rëndësishme të gjyqësorit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Këto takime me miqtë tanë hungarezë do të sjellin përfitime të mëdha për Maqedoninë dhe rajonin. Dhe qytetarët maqedonas tashmë i ndjejnë ato përfitime. Ne kemi ndarë 100 milionë euro për komunat për zhvillimin e tyre pikërisht përmes mbështetjes financiare nga Hungaria dhe këtë vit tashmë janë vënë në dispozicion 250 milionë euro për projekte nëpër komuna. Me Hungarinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe dypalëshe, këtë vit shënojmë tre dekada të atyre marrëdhënieve dhe besoj se ky është fryt i politikave të përbashkëta. Kjo është një kohë kur nevojiten miq të fortë, ndërsa Hungaria është partner i fuqishëm i Maqedonisë dhe përkrahës i madh në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit – theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Në takim të dyja palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është një aktivitet për të cilin do të punojnë të dyja qeveritë.
Comments are closed for this post.