9 Maj, dita e Evropës, ditë kjo që festohet çdo vit me aktivitete të ndryshme në shumë shtete të BE-së por edhe në vendin tonë. Vlerat evropiane dhe përqafimi i tyre, është e vetmja zgjidhje për RMV. Çdo rrugë tjetër, jashta vlerave evropiane, do të ishte e gabuar dhe e dëmshme për vendin. Lëvizja BESA gjatë gjithë kohës ka përkrahur, çdo reformë që lehtëson rrugëtimin tonë për në BE, duke e cilësuar këtë rrugëtim, si shpëtimin e vetëm.

Gjithë aktorët politik, në veçanti partitë qeveritare që kanë përgjegjësi më të madhe, duhet t’i marrin seriozisht rekomandimet e KE-së për përmbushjen e reformave, për gjyqësor të pavarur, për liri të mediave dhe për departizimin të administratës publike.

9 maji për Lëvizjen BESA ka edhe një rëndësi tjetër të madhe, me anë të cilës, në vitin 2016, me një protest madhështore u ngjallë përsëri shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë. Me anë të asaj proteste në ditën e Evropës, iu dha një grusht i fortë regjimit të atëhershëm anti shqiptarë dhe nga aty filluan ndryshimet e mëdha në skenën politike të Maqedonisë.
Poashtu 9 Maj lidhet edhe me ditën e hidhur me rastin e “Lagjes të trimave” në Kumanovë. Përkundër gjitha premtimeve dhe shpresë për të zbardhur skenaristët e atij plani, që edhe pas gjitha këtyre viteve banorët e asaj lagje dhe gjithë qytetarët e vendit nuk e dinë se kush e inskenoi dhe pse ende nuk ka hetim ndërkombëtar për këtë rast, dëshmon qartë se e kaluara e hidhur po na mban peng ardhmërinë evropiane të vendit.

Lëvizja BESA do të jetë një zë kritik por edhe partner serioz në përmbushjen e standardeve dhe vlerave evropiane.
Rruga e vetme dhe pa alternative e Maqedonise së Veriut është hyrja në familjen e madhe evropiane.

Urime 9 Maj, dita e Evropës!