Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski, foli për gabimin teknik në lidhje me të dhënat nga përkatësia fetare në regjistrimin e vitit 2021, për të cilin tha se kanë kërkuar falje dhe se është korrigjuar.
“Përsa i përket përkatësisë fetare, kemi korrigjuar një gabim teknik që kemi bërë që në ditën e parë të publikimit. Jemi tunduar se si mos e vërejshim se kemi bërë një ndryshim në fushën e ateistëve dhe metodistëve ungjillorë. Edhe ne jemi njerëz me mish e gjak dhe mund të gabojmë dhe është njerëzore të pranojmë gabimin tonë dhe të kërkojmë falje.
Na vjen absolutisht keq që është bërë një gabim i tillë dhe prandaj e pranojmë dhe kërkojmë falje. Nuk kemi dashur që të ndodhë, por ka ndodhur, nuk mund ta kthejmë filmin”, tha Simovski për “Sitel”.
I pyetur për numrin prej 242.579 qytetarëve që në regjistrim janë deklaruar vetëm të krishterë, ai tha se siç janë përgjigjur qytetarët, ashtu janë regjistruar./Telegrafi/
Comments are closed for this post.