Princi Harry dhe Meghan Markle “do të shkatërronin” çdo mundësi për t’u pajtuar me familjen e mbretërore nëse zbulojnë se çfarë ndodhi pas dyerve të pallatit gjatë Jubileut të Platinumit. Kështu është shprehur një ekspert mbretëror.
Biografi dhe gazetari Duncan Larcombe tha së fundmi për revistën britanike Closer se “testi me të vërtetë fillon tani”, pasi anëtarët e familjes mbretërore u kthyen në shtëpinë e tyre në Kaliforni pas festës katër-ditore të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër në fillim të këtij muaji.
“Ata kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Jubile dhe vërtet e kanë forcuar veten përsëri si pjesëtarë të familjes mbretërore , gjë që është e mrekullueshme për markën e tyre dhe diçka që Spotify dhe Netflix do “ta asimilojnë” ”, tha Larcombe, duke iu referuar marrëveshjeve të ndryshme të biznesit të çiftit.
Eksperti vazhdoi, “Por gjithçka tani varet nga sjellja e tyre në vazhdim. Është e qartë se një “degë ulliri” është shtrirë nga familja mbretërore. Por Harry dhe Meghan do ta prishnin këtë nëse ndonjë informacion privat rreth fundjavës jubilare do të flitej për shtypin ose do të zbulohej në libër”.
Comments are closed for this post.