Alison Goldin ka lindur në vitin 1998 në Kumanovë, por sapo ka lindur është adoptuar nga prindër amerikanë. Tani, që ka mbushur 22 vite, Alison kërkon prindërit e saj, të cilët sipas gjitha gjasave jetojnë në Kumanovë.
E vetmja gjë që din është se ka lindur më 7 gusht 1998 me emrin Elena Mitevska, kurse nëna e saj ka pasur 17 ose 18 vjet kur e ka lindur dhe pastaj e ka dorëzur për adoptim (birësim), shkruajnë mediumet maqedonase.
Ajo është birësuar nga prind amerikanë, ku tani është studente në një universitet në Miçigan, transmeton gazeta Lajm. Dëshira e saj tani është që t’i gjejë prindërit e saj në Kumanovë dhe për këtë kërkon ndihmë në rrjetet sociale.
Comments are closed for this post.