Janë me dhjetëra raste kur zyrtarët e shtetit janë zënë në flagrancë duke shfrytëzuar veturat zyrtare për të shkuar nëpër motele të ndryshme brenda e jashtë vendit.

Ndonëse duket paradoksale, por këta zyrtarë “qejfli” po vazhdojnë t’i vizitojnë motelet gjatë e pas orarit të punës.

Sipas burimeve, zyrtarë të shtetit, prej tyre këshilltarë ministrash dhe zyrtarë tjerë të lartë, tani kanë nisur të shfrytëzojnë edhe pauzën nga ora 12:00 për të shkuar në motele me “partneret” e tyre.

Një hulumtim  ka vërtetuar se motelet që ndodhën në afërsi të qendrës së Prishtinës janë të stërmbushura me kërkesë për pushim të shkurtër.