Gennaro Gattuso zyrtarisht është larguar nga Fiorentina vetëm pas 21 ditëve në krye të klubit italian.

Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra përmes një komunikate të lëshuar në sajtin zyrtar.

“Me një marrëveshje të përbashkët, klubi dhe Gattuso ka vendosur të mos fillojnë së bashku sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit

Mbrëmë gazetari, Fabrizio Romano raportoi se legjenda e Milanit do të largohet nga Viola për shkak të pakënaqësive rreth planeve për transfere gjatë afatit veror.

Ashtu siç njofton klubi i Fiorentinas, shumë shpejtë pritet që ta zbuloj trajnerin e ri.