Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 22 marsi 2021.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtetet Ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht, pas kthimit nga këto dy vende, i nënshtrohen detyrimit të karantinës.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka theksuar se Spanja dhe Portugalia janë hequr nga lista.
Spanja nuk është më në listën e karantinës. Por disa vende të reja evropiane, përfshirë Qipron, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut kanë hyrë tashmë në listën e re.
Kjo kryesisht për faktin se numri i rasteve në Zvicër ka rënë lehtë gjatë dy javëve të fundit, ndërkohë që në shtetet e lartpërmendura ka një rritje propocionale.
Që nga 8 shkurti, një test është i detyrueshëm kur hyni në Zvicër me aeroplan. Vetëm ata që mund të tregojnë një test negativ të koronës lejohen të hyjnë. Përveç testit të detyrueshëm, ekziston një kërkesë karantine dhjetë ditore për vendet në listën e rrezikut. Të cilën mund ta lini me një provë tjetër negative pas shtatë ditësh.
Lista është e vlefshme nga 22 marsi.
Comments are closed for this post.