Bill Gate është një prej njerëzve më të pasur në botë, por njëkohësisht njihet si një njeri mjaft i thjeshtë. Deklaratat e tij jo pak herë kanë tronditur opinionin publik dhe duket se Gate do të vazhdojë t’i shprehë hapur mendimet e tij, pavarësisht të gjithëve.

Ai ka deklaruar se ka paguar pak taksa dhe nuk e meriton që të jetë kaq i pasur. 63-vjeçari, i cili ka një pasuri prej 73 miliardë paund tha se ai dhe biznesmenët e tjerë duhet të kontribuojnë më shumë.

Në një intervistë për “The Mail”, Gate u shpreh: ”Kam paguar më shumë se 10 miliardë dollarë taksa, por duhet të kisha paguar më shumë”.

Bill Gate është baba i tre fëmijëve dhe e ka ngritur pasurinë e tij pas themelimit të Microsoft në 1975. Sot, ajo është një prej kompanive më me vlerë në tregun botëror.