Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nesër dhe pasnesër (15 dhe 16 shtator) do të realizojë vizitë pune në Republikën e Greqisë, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar në kuadër të së cilës do të jenë edhe zv.kryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryeministri Zaev, në kuadër të vizitës dyditore në Greqi, do të merr pjesë në “Tavolinën e 24-të e rrumbullakët me Qeverinë greke” organizuar nga magazina prestigjioze “Ekonomist”.

Në tavolinën e rrumbullakët të “Ekonomist”, në të cilën këtë vit dominojnë temat për ballafaqim me pandeminë me COVID-19 dhe nevojën për politika të reja shëndetësore, leksione nga menaxhimi me krizën globale shëndetësore dhe ndikimi i ekonomisë globale dhe evropiane, kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në panel-diskutimin kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Bashkë me të, në këtë panel, kushtuar çështjeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe reformave që duhet të zbatohen, si dhe për tregti dhe investimet, do të diskutohen edhe reformat e ish-presidentëve të Malit të Zi dhe Serbisë, Filip Vujanoviq dhe Boris Tadiq, ish-kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zllatko Lagumxhija, si dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë dhe deputetja aktuale nga partia Demokracia e Re, Dora Bakojani.

Midis pjesëmarrësve në konferencën dyditore janë edhe kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, ministra nga Qeveria greke, mes të cilëve, për Punë të Jashtme, Shëndetësi, Mbrojtje, Investime, ish Presidenti i Francës, Fransoa Olland, shefi i diplomacisë së Qipros, ambasadori i SHBA-së në Greqi dhe të tjerë.

Në agjendën e vizitës së punës dyditore në Athinë të kryeministrit Zaev, më 16 shtator është paraparë drekë punë me kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis, të cilit i paraprinë takimi me presidenten greke, Katerina Sakellaropullu.

Kryeministri Zaev do të ketë më shumë takime me biznesmenë në konferencën e “Ekonomist”, si dhe me përfaqësues të komunitetit grek të biznesit.