Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic është bërë subjekt hetimi për UEFA-n.

Sulmuesi suedez, dyshohet të ketë pasur lidhje me një kompani bastesh.

Sipas medias suedeze, Aftonbladet, 39 vjeçari zotëron 10 % të kompanisë Bethard.

Lajmin e ka konfirmuar edhe mediumi gjigand, Sky Sport News.

 

 

 

Zlatan Ibrahimovic pak ditë më parë nënshkroi një kontratë të re me Milan që do e mbajë atë te skuadra italiane deri në vitin 2022.