Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev së bashku me një pjesë të ekipit të tij ka vizituar vendin “Bukokovo”, në kufirin ndërmjet fshatrave Racino, Kosel dhe Opejna, ku digjet pylli me pisha, njoftoi MPB.
Siç thuhet nga MPB-ja, Janev falënderoi për sakrificën e të gjitha palëve të përfshira në përballjen me zjarrin, si dhe për përkushtimin e njësive të helikopterëve nga MPB dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pa mbështetjen ajrore të të cilëve, thotë se zjarrit nuk mund të vihej nën kontroll.
“Kujdes kur lëvizni nëpër pyje, fusha, ara, mos hidhni trungje, mos digjni kashtë, sepse shëndeti i përgjithshëm dhe jetët e njerëzve janë gjëja më e çmuar, ndërsa zjarrvënia është krim i shkallës më të lartë”, tha Janev.
Do të angazhohen të gjithë dronët në dispozicion, shtoi Janev, të cilët do të jenë në funksion 24 orë së bashku me kamerat termike, me qëllim të zbulimit të autorëve të mundshëm – ndezësve të zjarreve.
Comments are closed for this post.