Një zjarr i madh shpërtheu në parkun e qytetit, afër stadiumit në Shkup.

Rreth orës 16 zjarri kaploi disa baraka që nuk përdoreshin më.

Megjithatë aty afër kishte objekte afariste që rrezikonin të kaploheshin nga flakët

Gjashtë automjete e mbi 20 zjarrfikës zjarrfikësish u aktivizuan në shuarjen e zjarrin.

“Materialet që ishin të ndërtuara, barakat janë lehtë të djegshme, llamperi dhe kulm lehtë i ndezshëm si dhe letër dhe materiale të tjera. Shkaqet e zjarrit nuk mund t’i dimë për shkak se me shpejtësinë e zjarrit baraka u dogj e gjitha”, tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Vladimir Simonovski.

Ne vendin e ngjarjes erdhi edhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov.

“Objekti është i vjetër, diku 50 vjet, nuk ka viktima që është më rëndësishmja e as të lënduar nuk ka, as të lënduar nga ekipi zjarrfikës”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Pas më shumë se një ore luftë me flakët, zjarri u shua.